Mohammad Shtayyeh, mandatar për formimin e qeverisë së re palestineze

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka ngarkuar me detyrën për formimin e qeverisë, Mohammad Shtayyeh, anëtarin e Këshillit qendror të Fatahut.

Anëtari i Këshillit qendror të Fatahut, Hussain Sheikh në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në rrjetin social, ka thënë: “Përgëzoj mikun dhe vëllain tim Mohammad Shtayyeh për detyrën për formimin e qeverisë. I uroj atij suksese në shërbim të Palestinës”.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ka njoftuar poashtu se presidenti palestinez Abbas ka ngarkuar me detyrë për formimin e qeverisë Shtayyeh i cili në të njëjtën kohë ushtron edhe detyrën e kryetarit të Këshillit Palestinez për Zhvillim”.

Në fund të janarit, Këshilli Qendror i Lëvizjes Fatah duke treguar si arsye dështimin e përpjekjeve për pajtim me Hamasin, rekomandoi krijimin e një qeverie nga organizatat palestineze brenda Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe zgjedhjen për kryeministër të njërit nga anëtarët e Këshillit Qendror Fatah.

Më 29 janar, presidenti palestinez Abbas pas rekomandimit të Fatahut miratoi dorëheqjen e Rami El-Hamdallah kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Palestinez dhe kërkoi që ai të vazhdonte detyrën e tij si kryeministër deri në formimin e qeverisë së re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi