1 milion euro do të ndahen nga buxheti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kompleksi memorial “Adem Jashari”, është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë. Miliona vizitorë e kanë prekur nga afër historinë e pashembullt të familjes Jashari. Madje, ka rastë që gjatë ditës këtë memorial në Prekaz e kanë vizituar me mijëra vizitorë, veçanërisht gjatë ditëve të Epopesë së UÇK-së me 5, 6 dhe 7 mars.

Mirëpo, “Kullat e Jasharëve” rrezikoheshin të shemben. Gjendja e këtyre Kullave është duke u rënduar secilën ditë, pasi janë lënë pa investime, qysh nga paslufta kur janë mbështjellë vetëm me disa rrethoja metalike, të cilat mundësojnë të shihen edhe nga brenda objektet e djegura në luftën e fundit. Ndërkohë, gjatë 19 vjetëve të pasluftës, afër 9 milionë euro janë investuar në të gjithë kompleksin memorial nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor që Agjencia për Mbrojtjen e Memorialeve të Luftës ta ndërtojë dhe ta mirëmbajë kompleksin memorial të Familjes Jashari në Prekaz.

KosovaPost ka zbuluar dokumentin përmes së cilit Qeveria e Kosovës, për vitin 2019, planifikon të ndajë një buxhet prej 1 milion eurove për mirëmbajtjen e këtij kompleksi që konsiderohet më i rëndësishmi në historinë e re të Kosovës. Sipas këtij dokumenti, në kuadër të shpenzimeve kapitale, projekti me kod 13851 “Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz-Skenderaj, fondi burimor “grantet qeveritare”, shuma 0,00, ndryshohet në shumën 1,000,0000 euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi