​Vuçiç thotë se ka ardhur në Kosovë me mesazh paqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë ka thënë se për Serbinë Liqeni i Ujmanit është i një rëndësie të veçantë për serbët dhe shqiptarët.

Ai thotë se përmes këtij liqeni shfaqen edhe problemet e mëdha politike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, ka thënë Vuçiç. Ai ka thënë se ka ardhur në Kosovë që ta paraqesë idenë e tij për paqe.

“Ideja është që të ruhet paqja, stabiliteti dhe të përpiqemi të krijojmë marrëdhënie më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Pa Gazivoda nuk ka mbijetesë, nuk mbijeton kjo zonë. Kam ardhur me një mesazh paqeje, por edhe me plane dhe investime”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Serbisë tek Liqeni i Ujmanit./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi