​Mbyllet Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë, disa zyrtarë me COVID-19

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore, disa zyrtar të kësaj qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

MPB thotë se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore të pezulloj përkohësisht ofrimin e shërbimeve për dokumente të identifikimit dhe vule apostile/verifikuese.

“Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj qendre të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta për qytetarin.

Në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore mund të kryhen vetëm rastet mjekësore si dhe mund të bëhet tërheqja e dokumenteve për aplikimet e mëhershme”, thuhet në njoftim .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi